Tur Kadareja aferë 2 milionë euro me Arlinda Pogajn, sekser burri i ‘ustalleshës’ së tenderave

Krim & Korrupsion

Publikuar: 29/11/2025

Tur Kadareja aferë 2 milionë euro me Arlinda Pogajn, sekser burri i ‘ustalleshës’ së tenderave

‘Mamuthi’ i buxhetit në shëndetësi Artur Kadareja dhe ‘ustallesha’ e tenderave në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara Arlinda Pogaj kanë finalizuar një aferë korruptive 2 milionë euro, duke përdorur si fasadë dy kompani në mashtrimin me procedurën tenderuese. Artur Kadareja është administrator dhe pronar i kompanisë klienteliste dhe mashtrimit me bilance, BIOMETRIC ALBANIA shpk, me objekt tregtimin materialeve dhe pajisjeve elektromjeksore, barnave etj. 

Gjatë 10 viteve të fundit, Artur Kadareja, përmes kompanisë Biometric Albania, i vetëm dhe në bashkëpunim ka marrë mbi 600 tendera me vlerë rreth 65 milionë euro. Vetëm gjatë pesë viteve të fundit në llogaritë e kompanisë Biometric Albania kanë kaluar rreth 37 milionë euro para publike, në zbatim të kontratave me natyrë korruptive me Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj.

Në 26 nëntor 2025, ‘ustallesha’ e tenderave Arlinda Pogaj, e futur në rreth nga SPAK dhe shumë shpejt do të përfundojë në Burgun e Pogradecit, ka firmosur tenderin me vlerë 2 milionë euro për blerje proteza, kanjula dhe materiale të përgjithshme për Artur Kadarenë. Përfituesi i tenderit me ofertë fituese sa fondi limit është përcaktuar me pazar në tavolinë.

Për fasadë dhe nga frika e SPAK, Tur Kadareja ka gjetur dy kompani pa ofertë për të marrë pjesë në ‘garë’, ALMedical dhe KLAME, të cilave u ka dhënë bakshish. SPAK dhe BKH duhet të administrojnë dosjen e këtij tenderi. Arlinda Pogaj po ndan dhjetëra milionë euro para publike me klientë të sektorit të shëndetësisë, trafikantë droge, bosë prostitucioni, mashtrues dhe të dënuar për korrupsion. Sekseri kryesor është bashkëshorti i saj, për veprimtarinë e të cilit do të flasim me detaje në vijim.