Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar komisioneren e Zgjerimit të BE Marta Kos, e cila tha se ‘zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira’.
“PD pas deklaratës së zonjës Marta Kos bëri një deklaratë në të cilën ajo e dënoi publikisht dhe gjerësisht deklaratën frymëzuar të zonjës Kos nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmi i majtë dezinformomi si një deklaratë që shkel rëndë ligjin e zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar.
Ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit të KE që shpreh qëndrimin korrekt të papajtueshëm me qëndrimin e zonjës Marta Kos, një adhuruese pa kushte të Edi Ramës”, tha Berisha.