Nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë

Aktualitet

Publikuar: 22/11/2025

Nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë

Reshjet e shiut i kanë lënë vendin reshjeve të dëborës në zonat malore në qarkun e Shkodrës.

Në rrugën qafë Thore- Theth kanë nisur reshjet e dëborës me intensitet mesatar ndërsa këshillohet kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve. Edhe në pikën turistike të Razmës kanë nisur reshjet e dëborës ndonëse me intensitet të ulët.

Deri më tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin e automjeteve.