Kallëzimi i Aulon Kalasë për zgjedhjet e 11 majit, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

Aktualitet

Publikuar: 20/11/2025

Kallëzimi i Aulon Kalasë për zgjedhjet e 11 majit, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

GJKKO ka vendosur të hetohet për shpërdorim detyre Komisioni i Ankimit dhe Sanksioneve mbi kallëzimin e kandidatit demokrat Aulon Kalaja lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Gjyqtarja Etleva Deda rrëzoi vendimin e prokurorit të SPAK Sotir Kllapi për mos fillimin e hetimeve. Në vendim Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK regjistrimin e procedimit penal dhe hetimin e 5 anëtarëve të KAS për shpërdorim detyre.

Në një prononcim për mediat jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme, Kalaja u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit u falsifikua.

“Gjykata konstaton se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë. KAS sipas gjykatës, ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar, sepse në 300 e ca kutitë e tjera të pa rinumëruar ka pasur vota të falsifikuar”, tha Kalaja.