Shehaj shpërthen në kritika kundër opozitës: Duhet ta ndajmë ose jemi pro apo kundër drejtësisë dhe jo të flasim vetëm kur kemi interes

Politikë

Publikuar: 19/11/2025

Shehaj shpërthen në kritika kundër opozitës: Duhet ta ndajmë ose jemi pro apo kundër drejtësisë dhe jo të flasim vetëm kur kemi interes

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka shpërthyer në kritika kundër opozitës, teksa tha se duhet ndarë se cili do të jetë qëndrimi përballë drejtësisë.

Gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, Shehaj tha se është pro koordinimit të aksionit opozitar, por nuk mund të mbahet qëndrim i dyfishtë për drejtësinë.

Ai deklaroi se nuk mund të mbahet qëndrim pro drejtësisë kur iu leverdis dhe kundër kur nuk iu intereson.

“Opozita edhe mund të koordinohet, por duhet të bëhet me një parim, ne jemi me drejtësinë dhe kundër korrupsionit. Ne jemi me drejtësinë pavarësisht se kush hetohet apo shkon përballë SPAK-ut. Ne nuk jemi me drejtësinë kur na intereson dhe kundër kur nuk na intereson.

Ne nuk themi që Dumani që është zar i Edi Ramës dhe Ramës i kërkojnë të shkarkojë Belinda Ballukun. Kështu nuk shkon, ose njëra ose tjetra.

Absolutisht jemi për koordinim. Ama na duhet që ta ndajmë, jemi me drejtësinë, kundër korrupsionit apo jemi me drejtësinë kur duam dhe jemi kundër drejtësisë kur nuk kemi më interes”, tha Shehaj.