Në media janë ekspozuar fakte dhe evidenca të interesave financiare të deputetëve të Partisë Demokratike të lidhura me degë të pushtetit të Edi Ramës, që nga koncensionet e kamufluara, punësimi i familjarëve në funksione të lakmuara publike, tendera, leje, licenca dhe favore të ndryshme. Por, ka edhe përfaqësues të opozitës (të paktën pretendojnë si të tillë), të cilët janë mallëngjyer, kanë qarë dhe ishin gati të shkulnin flokët (po të kishin) kur përfaqësues të pushtetit janë ndarë nga jeta.
Të qash për ‘kundështarin’ politik është njerëzore. Por, deputeti i Partisë Demokratike Blendi Himçi besohet se ka tentuar të zhdukë këtë video, ku ai shfaqet duke derdhur lot, i prekur dhe shprehur ngushëllimet e sinjqerta për ndarjen nga jeta të Qazim Sejdinit, ish kryebashkiakut socialist të Elbasanit, të cilin partia e Himçit e ka akuzuar si padron të Elbasanit, krimit, korrupsionit etj.
Para se të bëhej deputet i PD, kur ishte anëtar i Këshillit Bashkiak Elbasan, Himçi rezulton se ka votuar shumicën e vendimeve, duke bashkuar votat me socialistët, edhe për raste të debatueshme kur janë votuar vendime klieteliste, devijim të parave publike dhe tjetërsim të pasurive publike. Ndërkaq, në zgjedhet parlamentare të 11 majit, Blendi Himçi ka humbur edhe në lagjen Luigj Gurakuqi, pranë Teatrit ‘Skampa’. Duket sikur Himçi ka ngatërruar parti, PD-në me PS-së.