Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel i thuri elozhe Kombëtares së Shqipërisë pas ndeshjes së tyre, të fituar 0-2 nga “Tre Luanët”.
“Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, siç e kemi parashikuar”, tha ai fillimisht.
“Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mire”.
“Jam shumë krenar për rekordin, e 0 golave të pësuar”.
“Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundesitë dhe kualitetet. Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, morëm një avantazh të jashtëzakonshëm dhe arritëm ta menaxhonim”, përfundoi trajneri gjerman.
Kuqezinjtë janë në play-off-in e Kupës së Botës 2026 dhe më 20 nëntor do të presin të mësojnë emrin e ekipit kundërshtar. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të play-off-it do të zhvillohen në mars 2026.
Anglia e ka siguruar direkt pjesëmarrjen në Botëror si vendi i parë në grup.