Formacionet zyrtare të Shqipëri-Angli, Silvinjo detyrohet të bëjë rotacion, Tuhel nuk kursen yjet

Sport

Publikuar: 16/11/2025

Formacionet zyrtare të Shqipëri-Angli, Silvinjo detyrohet të bëjë rotacion, Tuhel nuk kursen yjet

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndeshjen e fundit të saj në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku ka arritur një objektiv unik në historinë e saj si kualifikimi në play-off. Dhe ndeshja e fundit ndaj Anglisë, nuk do të ndikojë aspak në këtë pozicionim.

Trajneri Silvinjo, i detyruar të mendojë për ndeshjen e play-off në muajin mars, ka vendosur të mos rrezikojë me lojtarët të cilët janë një karton të verdhë larg pezullimit. Kështu, Mitaj dhe Shehu janë jashtë 23-shes. Ndërsa Ajeti dhe Manaj janë ulur në stol, kurse i vetmi titullar është Bajrami.