“PD i ka vënë vulën vetes, po mbron fatin ligjor të Berishës”

Politikë

Publikuar: 12/11/2025

“PD i ka vënë vulën vetes, po mbron fatin ligjor të Berishës”

Analisti politik Arben Meçe, ka komentuar situatën aktuale brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se kjo forcë politike ka humbur funksionin e saj opozitar dhe ekziston vetëm për të mbrojtur fatin ligjor të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Meçes, PD “i ka vënë vulën vetes” dhe nuk ka më forcë reale politike, ndërsa e konsideron “21 Janarin” si krimin shtetëror më të rëndë të dirigjuar nga Berisha. 

“Nuk ka bërë vaki ndonjëherë që një parti të dalë në zgjedhje me të gjitha kandidaturat e tepërta. PD i ka vënë vulën vetes. PD nuk ka fare forcë politike, e vetmja forcë që ka PD, ku do të vazhdojë të mbështetës dhe qëllimit i ka dhënë vetes, ka të bëjë me fatin e Sali Berishës.

PD ka qenë në dispozicion me fatin ligjor të Sali Berishës. Për mua çështja më e rëndësishme është ndëshkimi i këtij krimi shtetëror të dirigjuar nga Sali Berisha, “21 Janari”.

Fati ligjor i Berishës do të ballafaqohet me një aksion “grupin e zjarrit”, që Berisha e emëroi në Kuvend. Nuk do të ketë aksion politik të masës së PD në Kuvend. Berisha nuk ka marrë vetëm demokracinë me veten, por ka vrarë dhe shpresën.

E vetmja gjë që i ka mbetur Berishës është grupi parlamentar. Berisha në forcën e vet politike është zero, në të gjitha planet nuk ka më kapacitet që Grupi Parlamentar t’i shkojë nga pas”, tha Meçe në emisionin “Tirana Live” në ABC News.