U plagos në atentatin e Rinasit, Muçi Shaljani 14 vite më parë përplasej me Sajmir Tahirin: E kujt i ha…se je deputet

Aktualitet

Publikuar: 11/11/2025

U plagos në atentatin e Rinasit, Muçi Shaljani 14 vite më parë përplasej me Sajmir Tahirin: E kujt i ha…se je deputet

42-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në vitin 2011 është bërë protagonist në një ngjarje kur së bashku më vëllanë është konfliktuar fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste në atë kohë, Sajmir Tahiri.

Gjithçka ndodhi 20 metra larg Ministrisë së Brendshme, në një protestë paqësore të Forumit Rinor të opozitës.

28 vjeçari Mustafa Sheqeri ka pohuar në atë kohë në një intërvistë për Shqiptarja.com se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të vinte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani.

Fillimisht Sajmit Tahiri i është prezantuar 28 vjeçarit Sheqeri se ai ishte deputet ndërsa përgjigja ishte, “e kujt i ha.. se ti je deputet”.

Asokohet, Muçi Shaljani së bashku me të vëllain deklaruan se nuk e njihnin Saimir Tahirin që ishte deputet, por u nervozuan nga shkatërrimi i mallit në biznesin e tyre dhe ofenduan deputetin.

“Të them të drejtën, isha në shtëpi gjatë kohës që po zhvilloheshin protestat nga të rinjtë e FRESH-it. Më mori vëllai në telefon dhe më tha se dy persona po i bien mallit me shkelma, u nevrikosa dhe u nisa drejt dyqanit dhe aty mu afrua një çun me syze. Mu prezantua dhe më tha jam deputet.

As që e njihja se çfarë ishte ai. Nuk merrem me politikë, kam punët e mia dhe biznesin tim. Ata mund të jenë deputetë e ministra por nuk kanë të drejtë t’më dëmtojnë biznesin. Nuk mund të luajnë me djersën tonë”-deklaronte asokohe Muçi.

Më tej, ai është shprehur në 2011 se nuk është militant i ndonjë partie, por kanë dyqanet e tyre dhe punon me të vëllain. Sakaq, ai thoshte se nuk do ta ofendonte Tahirin nëse do ta njihte.

“Unë e pranoj që kam bërë gabim pasi nuk duhet të isha përgjigjur ashtu”-deklaronte Muçi.