Marrin drejtimin e bashkive, flasin fituesit socialistë: Mirënjohje qytetarëve, besimi dhe mbështetja e dhënë është një përgjegjësi e madhe

Politikë

Publikuar: 10/11/2025

Marrin drejtimin e bashkive, flasin fituesit socialistë: Mirënjohje qytetarëve, besimi dhe mbështetja e dhënë është një përgjegjësi e madhe

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit shënuan një tjetër fitore të thellë të socialistëve. Kandidatët e PS në të pesta bashkitë triumfuan me një diferencë të thellë kundrejt kandidatëve të pavarur, që u mbështetë nga opozita.

Në Vlorë, Brunilda Mersini, e cila mori 15 672 vota kundrejt 2 333 të Dionis Sotës dhe  1 975 të Gjergji Nikës, thotë se fitoren ia dedikon PS-së. E pyetur për pjesëmarrjen e ulët, ku në këtë bashki ishte më e ulëta, ajo tha se pjesëmarrja prodhoi një fitore. A synon të kandidojë për një mandat 4-vjeçar?

“Herët për të folur”, tha ajo, ndërsa shtoi se do të jetë e përkushtuar ndaj qytetarëve.

Në Tepelenë, Gramoz Sako i PS mori 77.85 % të votave kundrejt 22.15 % të Gabriel Gumës, të riut të mbështetur nga PD.  Sako tha se fushata ishte e shkurtër por një model.

“Tani lind detyrimi kryesor që t’i shërbej qytetarëve për punët e nisura, për ato që kemi projekte. Mirënjohje pafund për qytetaret e Tepelenës”, tha Sako.

Ndërsa Guma theksoi se humbjen nuk e cilëson si personale, duke shtuar se sapo ka nisur rrugëtimi i tij në politikë.

“Jo humbja ime, unë jam djalë i ri. Për mua politika sapo ka nisur kështu që është jeta është përpara dhe nga gabimet mësohet. Kam bërë edhe unë plot gabime gjatë kësaj periudhe të fushatës.”, tha ai.

Në MatAltin Bojni që triumfoi përballë dy kandidatëve tëe pavarur, Eduart Brahilika të mbështetur nga PD dhe kandidaten që doli nga radhët e partisë së tij, Suzana Pasha, tha se mbështetja që i dhanë qytetarët është një përgjegjësi e madhe.

“Është përgjegjësi e madhe që dua ta përkthejmë në më shumë punë.”, tha Bojni.