Fitorja e thellë në zgjedhje, Rama: Rezultate kuptimplota, themel i punës që do pasojë për 5 bashkitë! Opozita ekstremisht e dobët

Politikë

Publikuar: 10/11/2025

Fitorja e thellë në zgjedhje, Rama: Rezultate kuptimplota, themel i punës që do pasojë për 5 bashkitë! Opozita ekstremisht e dobët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së thellë të PS në 5 bashkitë.

Reagimi i plotë

5 bashki

5 fitore

dhe 5 arsye më shumë

për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.

Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;

Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave  dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;

Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.