Ervin Ceca i PS, fiton Bashkinë e Beratit me 83% të votave, humbje e thellë e Pavlo Shkarpës mori vetëm 2600 vota

Politikë

Publikuar: 10/11/2025

Ervin Ceca i PS, fiton Bashkinë e Beratit me 83% të votave, humbje e thellë e Pavlo Shkarpës mori vetëm 2600 vota

Ervin Llazar Ceca është zyrtarisht Kryetari i ri i Bashkisë së Beratit, pas përfundimit të numërimit të të gjitha 116 qendrave të votimit. Kandidati i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka siguruar një fitore të thellë ndaj kundërshtarit të tij të pavarur, Pavlo Koli Shkarpa, duke marrë mbi 83% të votave.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, Ceca ka marrë 13,050 vota, që përfaqësojnë 83.35%të totalit të votave të numëruara. Ndërkohë, Pavlo Koli Shkarpa ka marrë 2,607 vota, ose 16.65%.

Kjo është një fitore e thelle për kandidatin socialist, i cili e çon Partinë Socialiste në një tjetër mandat drejtimi në qytetin e Beratit.