Deputetët e PD kyçin gojën për humbjen në zgjedhje dhe vendimet e Grupit: Bëhuni pak të duruar

Politikë

Publikuar: 10/11/2025

Deputetët e PD kyçin gojën për humbjen në zgjedhje dhe vendimet e Grupit: Bëhuni pak të duruar

Deputetët demokratë kanë mbërritur në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi.

Ivi Kaso kur u pyet nga gazetarët për mundësinë e një bojkoti të të gjitha komisioneve parlamentare, siç bënë edhe sot, tha se për momentin nuk ka asnjë bojkot.

“Ku e keni dëgjuar bojkot ose komisione parlamentare? Për momentin nuk ka asnjë biojkot, por përgatitje për mbledhje të rëndësishme të grupit parlamentar.”, tha Kaso.

Bledion Nallbati iu shmang pyetjes teksa tha: “Bëhuni pak të duruar. Me qetësi” .

As Luçiano Boçi e Jozefina Topalli nuk folën për gazetarët. Një pjesë e mirë e deputetëve kanë zgjedhur të hyjnë nga dyert e pasme të selisë së PD, për të shmangur kontaktin me mediat.