Berisha asnjë fjalë për zgjedhjet, flet për ligjin për barazinë gjinore: Shkatërrimtar për sistemin arsimor

Politikë

Publikuar: 10/11/2025

Berisha asnjë fjalë për zgjedhjet, flet për ligjin për barazinë gjinore: Shkatërrimtar për sistemin arsimor

Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, shmangu tërësisht komentet për rezultatin e zgjedhjeve të së dielës ku PS fitoi në 5 bashkitë dhe u ndal vetëm tek ligji për barazinë gjinore. Ai e cilësoi këtë nismë si shkatërrimtar për sistemin arsimor.

“Ligji është përmbysje që çon Shqipërinë drejt stalinizmit, apo post marksizmit ekstrem. Ligji kërkon që barrën e provës ta ketë i akuzuari, dhe jo akuzuesi. Nëse ka një nen që shërben si neni i luftës së të gjithëve kundër të gjithëve, çdo njeri që nuk i pëlqen këtij apo atij, mjafton të nxisë një punonjës apo dikë që më diskriminoi dhe ky duhet të provojë se nuk ka diskriminuar.

Shkatërrimtar për sistemin arsimor, vendos censurën dhe ne duhet të jemi shumë të shqetësuar se një stil censure që filloi në SHBA dhe që është përhapur dhe në Europë është rrezik madhor për demokracinë.

Në DASH u krijua njësia anti censurë, erdhën dhe e krijuan dhe në Shqipëri. Në vizitën e tij Blinken të vetmen marrëveshje që bëri ishte firmosja e ngritjes së drejtorisë së censurës dhe krijimi i Komisioni të Censurës në Parlament.”, tha Berisha.