Altin Bojni i PS drejt fiton Bashkinë e Matit me mbi 66% të votave

Politikë

Publikuar: 10/11/2025

Altin Bojni i PS drejt fiton Bashkinë e Matit me mbi 66% të votave

Procesi i numërimit në Bashkinë e Matit është drejt përfundimit, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një fitore të qartë për kandidatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Altin Ramazan Bojni, i cili kryeson me një diferencë të konsiderueshme ndaj kundërshtarëve të tij.

Sipas të dhënave të KQZ-së, janë numëruar 46 nga 47 qendra votimi në total.
Altin Bojni ka marrë 7302 vota, që përfaqësojnë 66.59 % të totalit.

Pas tij renditet Eduart Shaqir Brahilika, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, me 3166 vota (25.75%),ndërsa Suzana Tahir Pasha ka marrë 547 vota (4.99%).