Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik/ Kandidati i “Shqipëria Bëhet” thirrje zgjedhësve: Dilni dhe votoni

Politikë

Publikuar: 09/11/2025

Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik/ Kandidati i “Shqipëria Bëhet” thirrje zgjedhësve: Dilni dhe votoni

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” për bashkinë e Cërrikut, Eligert Hima, ushtroi më herët të drejtën e tij për të votuar.

Eligert Hima kandidon për bashkinë e Cërrikut kundrejt socialistit, Florenc Doka dhe kandidatit të pavarur të mbështetur nga PD, Amarildo Hoxha.

Pasi votoi kandidati u bëri thirrje qytetarëve të Cërrikut të votojnë masivisht.

“E vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet që kemi për të vënë bashkinë e Cërrikut në punë është vetëm vota. Ju ftoj që të votoni masivisht”, tha Eligert Hima për mediat.