Zgjedhjet në Mat, voton kandidati i PS-së Altin Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

Politikë

Publikuar: 09/11/2025

Zgjedhjet në Mat, voton kandidati i PS-së Altin Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

Kandidati i Partisë Socialiste, Altin Bojni ka ushtruar të drejtën e tij të votës në bashkinë e Matit në qendrën 9030 “Lagja e Re”.

“Sot është një ditë e rëndësishme. Është dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni të gjithë në votime me qetësi dhe me dinjitet”, tha Bojni.

Përballë Bojnit në garë qëndron i pavarur Eduart Brahilika, i cili ka mbështetjen e Partisë Demokratike.