Ish-deputetja, Monika Kryemadhi, kritikoi ashpër opozitën duke u shprehur se deputetët po përqendrohen më shumë te interesat personale sesa te ardhja në pushtet.
“Opozita do zemër. Nëse opozita do mendoj si të marri leje ndërtimi, si të marri tendera, si t’i zëri vendin Berishës, te gjitha ata që janë në Parlament, të rinj e dhe të reja, nëse mendojnë si ti zënë vendin Berishës, nuk do vijë kurrë opozita në pushtet”, tha Kryemadhi në emisionin ‘Kjo javë’ në News24.
Duke komentuar rolin e Berishës në Partinë Demokratike, Kryemadhi tha se ish-kryeministri duhet të dalë jashtë rrethit të ngushtë të miqve të tij dhe të mos bëjë të njëjtin gabim si ajo dhe Ilir Meta.
“Për mua Berisha duhet të dali jashtë rrethit. Te mos bëj gabimin si Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta qe u izoluan në rrethin e miqve të tyre. Berisha duhet të dalë jashtë rrethit të miqve. Miqtë të përdorin, në momentin që të shohin se prodhon pushtet, janë njerëz që japin jetën për ty.
Në momentin që nuk prodhon pushtet… Ishte në arrest shtëpie Berisha, kush i shkonte te shtëpia? Sa njerëz mblidheshin poshtë dritares, lere çfarë thonë me mijëra, po të kalonte 50 ishte fitore e madhe”, tha ajo.