Të dielën zgjedhjet e pjesshme, kandidatët socialistë: Do kemi fitore të thellë

Politikë

Publikuar: 07/11/2025

Të dielën zgjedhjet e pjesshme, kandidatët socialistë: Do kemi fitore të thellë

Kryeministri Edi Rama ka ftuar në podcastin “Flasim” kandidatët socialistë në pesë bashkitë që shkojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të dielën.

Brunilda Mersini kandidon në Vlorë, Gramoz Sako në Tepelenë, Ervin Ceca në Berat ndërsa Florenc Doka në Cërrik, dhe Altin Bojni në Mat.

Kandidatët socialistë që do të përballen me kandidatët e pavarur të mbështetur nga opozita, nuk kanë asnjë dyshim tek fitorja e thellë për PS.

Gramoz Sako: Po shikoj nga takimet që kemi zhvilluar në qytet nga investimet që ka bërë PS në Tepelenë, do kemi një fitore të thellë. Këtë e mbështes tek të gjithë njerëzit që kemi takuar.

Ervin Ceca: Situata në qytet është shumë pozitive. Jam besimplotë që do të kemi një rezultat shumë të mirë.

Brunilda Mersini: Të dielën mendoj që do të jetë një rezultat shumë i mirë. Madje them se do të kemi një rezultat shumë të thellë. Do të marrim një rezultat shumë të mirë.

Florenc Doka: Është rast historik që kryetari i bashkisë është bërë ministër. Mendoj që do të jetë një votë përtej të majtës dhe të djathtës. Mendoj se do të kemi një rezultat të thellë.