Ushtria ukrainase tha se goditi një rafineri nafte në rajonin rus të Nizhny Novgorod, në lindje të Moskës. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, në një postim në Telegram, shpjegoi se ushtria shënjestroi rafinerinë Lukoil në qytetin e Kstovos, e cila po furnizonte ushtrinë ruse me furnizime.
Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Moska për sulmin, por guvernatori i rajonit të Nizhny Novgorod, Gleb Nikitin, tha se njësitë ruse të mbrojtjes ajrore zmbrapsën një sulm nga 20 dronë pranë Kstovos.
Ndërkohë rusët theksuan se në total shkatërruan 40 dronë ukrainas gjatë natës, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve Tass, duke cituar të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.
Një ditë më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, teksa mori pjesë online në samitin e zgjerimit të BE-së në Bruksel, i bëri sërish thirrje presidentit të SHBA, Donald Trump që t’i japë raketat Tomahaëk, që i ka kërkuar prej kohësh, por që deri më tani udhëheqësi amerikan është shprehur skeptik.