Rama ndan pamjet mahnitëse nga Vlora: Këtë të diel qyteti do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie

Politikë

Publikuar: 03/11/2025

Rama ndan pamjet mahnitëse nga Vlora: Këtë të diel qyteti do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje mahnitëse me dron nga qyteti bregdetar i Vlorës.

Teksa vë në pah bukuritë e Vlorës, kreu i qeverisë thekson se këtë të diel, qyteti do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie

“Mirëmëngjes dhe me Vlorën e bukur, e cila këtë të diel do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Beteja në Vlorë është mes 3 rivalëve: kandidatja e PS Bruna Mersini, të pavarurit të mbështetur nga opozita Dionis Sota, i cili ka një profil në sipërmarrjen turistike dhe Gjergj Nikës demokratit i cili fitoi në Kolegj Zgjedhor të drejtën për garuar si kandidat i pavarur, pasi KQZ dhe KAS e përjashtuan nga gara.