Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

Politikë

Publikuar: 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Rama i dha lamtumirën ish-kryeministrit Nano, i cili u nda nga jeta pas 24 ditësh në reanimacion, me një imazh bardh e zi të Fatos Nano në Facebook shoqëruar me një mesazh.

“LAMTUMIRË KRYETAR ”, shkroi shkurtimisht kryeministri Edi Rama.

fatos nano

Fatos Nano u nda nga jeta mesditën e sotme, pas 24 ditësh në betejë me vdekje. Lideri i PS ndodhej i shtruar në një spital privat prej datës 8 tetor, në gjendje të rëndë shëndetësore.