Mediu habit në seancën e Gërdecit: Familja Durda ka avokat të paguar nga Soros! Kërkon përjashtimin e gjyqtares Gjoka

Kryesore

Publikuar: 30/10/2025

Mediu habit në seancën e Gërdecit: Familja Durda ka avokat të paguar nga Soros! Kërkon përjashtimin e gjyqtares Gjoka

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka shpërthyer në sulme gjatë seancës së radhës gjyqësore për masakrën e Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 persona mes tyre edhe fëmijë. Shkak për debatet në gjyq është bërë kërkesa e Fatmir Mediut për përjashtimin për të revokuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka që pranoi si palë familjen Durda, të cilët humbën në masakrën e Gërdecit të voglin e tyre, Edison.

Mediu sulmoi hapur në sallën e gjyqit avokatin e familjes Durda, Dorjan Matlia duke e akuzuar se paguhet nga Gerige Soros, pasi sipas tyre është drejtor i “Respublika” një qendër që është ngritur dhe financohet nga Sorosi.

“Kjo zyrë është ngritur me fondet e Soros, është fakt me gjithë respektin për familjaret, ne këtë proces nuk mund të ketë 2 prokurori”, tha Mediu në sallë.

Por, pretendimeve të Mediut iu përgjigj djali i familjes Durda, Geraldo, i cili i kërkoi të lërë mandatin e deputetit dhe të përballet me drejtësinë.

“Ta ka dhënë përgjigjen gjykata e Strasburgut, lëre mandatin e deputetit e përballu me gjykatën”, tha Geraldo Durda në sallën e gjyqit.

Mediu ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjyqi për masakrën e Gërdecit, me argumentin se nuk i pranon kërkesat e tyre me shkrim.