Çifti i ri Brisi-Belo shfaqet në TV Zeni duke sharë Ballukun dhe halli i hetimit të aferës 6 miliardë euro të Bankers

Aktualitet

Publikuar: 29/10/2025

Çifti i ri Brisi-Belo shfaqet në TV Zeni duke sharë Ballukun dhe halli i hetimit të aferës 6 miliardë euro të Bankers

Pas krisjes së raporteve me partnerët respektivë, Brisi i Tatimeve dhe Belo Ezmeri janë afruar më tej, duke u projektuar si çift në politiko-korruptiv në horizont, me disa pika përbashkuese që tek gjobëvënia ndaj biznesit dhe zyrtarëve publikë, luftën ndaj Rilindjes që ishte kosherja e parë e Brisit, denoncimin e ‘korrupsionit’ që nuk paguan haraç, pushime dhe andralla të përbashkëta.

Nisur nga aventurat e ekspozuara më herët nga Prapaskena, shfaqja e djeshme e Bletës së Tatimeve me Belo Ezmerin në Tv Zenin, duke sharë qeverinë, nuk ishte befasuese. Pas bashkëpunimit në kosheren e SHQUP, goditjeve dhe menaxhimit të gjobave me rrethin familjar me përvojë në qeverisjen e Rilindjes, Belo dhe Brisi u shfaqën bashkë në televizionin e Familjes Berisha, duke ‘denoncuar’ korrupsionin e Edi Ramës, sharë qeverinë e tij dhe sidomos Belinda Ballukun, e cila mbetet kompleksi më i pashërueshëm për Belind Këlliçin (Belo Ezmerin).

Çifti shqupist nuk harroi të denonconte edhe çështjen e inceneratorëve, të cilën SPAK e ka hetuar për 5 vjet, i ka sekustruar të tre inceneratorët, ka marrë 70 të pandehur, disa prej të cilëve janë në përfundim të burgut. Por, është një kauzë nga e cila opozita nuk heq dorë. Pasi humbi zgjedhjet e 2021, 2023 dhe 2025, duke se me këtë ‘kauzë’ synon të humbasë edhe zgjedhjet e 9 nëntorit, 2027 dhe 2029.

Dalja e çiftit në Tv Zeni kishte qëllim për çliruar Belon nga hija si pupac dhe xhol i Belinda Ballukut në opozitë (këtu nuk i referohemi vetëm faktit që vëllai i Belos ishte punonjës i dalluar i zëvëndëskryeministres). Përpjekjen e parë për të sulmuar Ballukun, Belo e bëri pasi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, me kërkesë të Ramës shkarkoi vjehrrin e Belos, Artan Shkrelin si drejtor i Institutit të Ndërtimit në Tiranë.

Duke sulmuar Ballukun, tashmë që duket se do të ketë një llogari me SPAK-un Belo shpreson të rehabilitohet në PD, për të krijuar një barazpeshë morale me Gaz Bardhin dhe ngushëlluar për humbjen me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt në Tiranë, humbje që ka shënjuar shkatërrimin e karrierës së tij politike.

Hallin më serioz e ka Brisida Shehaj, e njohur si Bleta e Tatimeve. Hetimi sipërfaqësor i organizatës kriminale Bankers nga Prokuroria e Fierit i është atribuar Belinda Ballukut, ndonëse nuk ka prova për një rol të saj. Gjithsesi, hetimi, edhe për shkak të angazhimit të madh mediatik dhe ndjeshmërisë publike për shkak të shifrave të frikshme, doli jashtë kontrollit. Dosjen tashmë e ka marrë në dorë SPAK-u.

Në gropën 6 miliardë euro të Bankers ka kontribut edhe Bleta e Tatimeve. Shehaj ka qenë drejtoreshë e Tatimeve gjatë viteve 2013-2016. Gjatë kësaj periudhe Bankers ka krijuar një dëm ekonomik me vlerë qindra milionë euro, nën hundën e Tatimeve. Pyetja se çfarë masash ka marrë Brisida Shehaj për të parandaluar dhe denoncuar zhvatjen nga Bankers 2013-2016, cili është roli i saj dhe a ka përfituar nga abuzimi, mund t’a përfshijë atë në grupin e ish zyrtarëve që SPAK mund të marrë të pandehur për çështjen Bankers.

Madje hapja e dosjes së Bankers, aferë në të cilën janë përfshirë politikanë, ish ministra, deputetë, biznesmenë, avokatë, diplomatë etj., është një nga pistat e thirrjes së zonjës Balluku në SPAK, ku tronditja e interesave të fuqishme ka vënë në lëvizje një linjë brenda SPAK kundër Ballukut.