Analisti: “Mbështetja e PD-së, ngarkesë negative për Florjan Binajn”

Politikë

Publikuar: 29/10/2025

Analisti: “Mbështetja e PD-së, ngarkesë negative për Florjan Binajn”

Analisti Arben Meçe ishte i ftuar në ‘Log’ ku komentoi sondazhin për bashkinë e Tiranës ku u mat pulsi i qyterarëve për garën mes Ogerta Manastirliut dhe Florjan Binajt.

Meçe thekson se PD-ja që është mbështetje për Binajn është një ngarkesë negative për këtë të fundit, për shkak të perceptimit të Berishës te qytetarët.

Më tej shton se Manastirliu është më para në sondazh, pasi ka nga mbrapa PS-në.

“I vetmi rezultat që nuk më bën sens duke lexuar tabelat. Ishte me 2 pikë pëlqyeshmëri për Manastirliu vazhdon me dy pikë këtu. Unë jo pa qëllim bëra analizën nuk kemi besim lidhet me pjesën e fushatës. Prezantimi emocional i parë, përshtypja dhe faza e dytë në fushatë elektorale, paraqitet programit. Ogerta ka shumë avantazhe. Ka dhe qeverinë nga pas. Prezantimi i parë u pa, pa grupin nga pas Manastirliu është dy pikë para. Tani fillon gara. Në garë paraqitet grupi. Fakti që Binaj, si kandidat i pavarur bien në konflikt me kryetarin e bashkisë. Kryetari i bashkisë do paraqitet stafi, janë mbi 250 staf zyrtar. 

Është grupimi partisë, PS referuar PD-së, si frymë është shumë më lart se përfaqësohet me Edi Ramën dhe opozita ka lider Berishën. Në betejën mes Ramës dhe Berishës, Sali Berisha kuptoi se është personi më regresiv. Hoqi veten e vet dhe stafin e PD-së nga fushata. Sot PD nuk është produkt elektoral. Nuk ka kandidat fare. Vetë së bashku e të gjithë stafin nuk janë në fushatë. I ka tërhequr Berisha. E di që prezenca e tyre në fushatë e dëmton Binajn. S’mund të dalësh i pavarur. Është rast përjashtimor që kryetari i bashkisë është rast i pavarur. Edi Rama nuk ka qenë i pavarur.

Binaj është kandidat politik i mbështetur.  PD-ja është ngarkesë negative për Binajn. Është e vështirë të bindësh qytetarin se Binaj nuk është i lidhur me Berishën. Me çfarë stafi do punojë?” – u shpreh Meçe.