“Po na la Zoti jetë, do vijoj të jem prokuror”, Dumani: Por nuk do të rikandidoj nëse politika…

Aktualitet

Publikuar: 27/10/2025

“Po na la Zoti jetë, do vijoj të jem prokuror”, Dumani: Por nuk do të rikandidoj nëse politika…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë prokuror edhe pas përfundimit të mandatit të tij 9-vjeçar.

Altin Dumani u pyet nga deputetja demokratë Jorida Tabaku nëse deklarata e tij që s’do të rikandidojë më si prokuror i SPAK tregon dorëzimin përballë presioneve.

“Unë nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohet. Ju bëj ballë sfidave. Për një gjë të jeni të sigurt, unë do të vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë, edhe pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, kuptohet po na la Zoti jetën”, u shpreh Dumani.

Ai sqaroi se i ka kërkuar disa herë Kuvendit që të shqyrtojë mundësinë për rishikimin e mandatit të prokurorëve të posaçëm, por shtoi se shpesh është aluduar se e ka bërë këtë për interesa personale.

“E ritheksoj edhe njëherë: nëse politika e kushtëzon apo ka mendimin se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, atëherë unë nuk rikandidoj”, tha më tej kreu i SPAK.