Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u largua nga Kuvendi duke iu shmangur përballjes me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, i cili pritej të raportonte për punën e institucionit që drejton. Nga ambientet e jashtme të Kuvendit, Berisha paralajmëroi se aksioni i opozitës do të radikalizohet përmes protestave, ndonëse mobilizimet e fundit të PD-së kanë pasur mbështetje të ulët.
“Natyrisht ne jemi opozitë. Partia Socialiste ka frikë të tmerrshme, deputetët dhe ministrat e saj kanë frikë të tmerrshme nga vetja e tyre. Absolutisht do ketë protesta se pa protesta situata vijon të degradojë gjithnjë e më shumë”, tha Berisha.