“Mua dhe Albanën na kërcënuan bandat” – Altin Dumani i përgjigjet Flamur Nokës: Nuk është kompetenca jonë…

Aktualitet

Publikuar: 27/10/2025

“Mua dhe Albanën na kërcënuan bandat” – Altin Dumani i përgjigjet Flamur Nokës: Nuk është kompetenca jonë…

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, tha se rasti i dhunës dhe kërcënimit të deputetes Albana Vokshi gjatë zgjedhjeve të 11 majit në Vorë nga banda e pretenduar e Xhabaftëve, nuk ishte kompetencë e SPAK-ut dhe prej tyre ishte referuar për ndjekje të menjëhershme nga prokuroria e Tiranës.

Ai sqaroi në përgjigjen që i dha një prej pyetjeve të deputetit të PD-së, Flamur Noka, se rastet e dhunës nuk ishin denoncime apo vepra penale që hetoheshin nga Prokuroria e Posaçme.

“Për rastin e pyetjes që lidhet me kërcënimin e deputetes Albana Vokshi në Vorë ditën e zgjedhjeve, rasti ku ishit edhe ju, prokurori i ngarkuar i SPAK, që mbulonte Tiranën, ka marrë kontakt direkt dhe është informuar për situatën.

Kemi konstatuar se nuk është në kompetencën tonë. Deputeti është subjekt i posaçëm, por jo për rastet e dhunës, pasi nuk ëhstë kompetenca jonë kjo vepër. E trajtuam edhe në Komision këtë çështje, me zotin Balliu. 

Kemi kontaktuar dhe referuar te Prokuroria e Tiranës, kemi vepruar menjëherë dhe e adresuam si rast, por nuk ishte rasti i ynë”, u përgjigj Dumani.