Mediu ankohet për prokurorinë dhe gjykatën: Synuam drejtësi të pavarur, por po na sulmojnë politikisht

Politikë

Publikuar: 27/10/2025

Mediu ankohet për prokurorinë dhe gjykatën: Synuam drejtësi të pavarur, por po na sulmojnë politikisht

Deputeti republikan, Fatmir Mediu, teksa ka folur sot në Kuvend, më së shumti ka pasur shqetësimin e hallit të tij personal. Mes të tjerash, ai u shpreh se dhjetë vite më parë u synua drejtësi e pavarur dhe reformim i saj, por aktualisht kemi një republikë dhe korporatë prokurorësh dhe gjyqësor që merr vendime politike, duke pasur si qëllim çështjen e tij që ka lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

“Me reformën në drejtësi kërkuam drejtësi të pavarur, por në fakt kemi një korporatë gjyqtarësh dhe prokurorësh. I lamë dorë të lirë të bënte çfarë të donte pushtetin. Kemi 150 mijë dosje stok. 10 vjet pas reformës në drejtësisë, kemi një produkt, sistemi i drejtësisë është jashtë kontrollit dhe llogaridhënies kushtetuese. Tani është e provuar se prokuroria thotë 2+2 bëjnë 5 dhe Gjykata vendos në favor të prokurorisë, njerëzit janë kthyer në numra dhe gjithçka është statistikë në drejtësi. Kemi sistem gjyqësor të përdorur politikisht, kemi republikë të prokurorëve. Tani ka mbetur që t’i japim Prokurorisë edhe detyrën e gjyqtarit”, u shpreh Mediu.