Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, kundërshtoi kërkesën e opozitës për t’u drejtuar përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë me pyetje direkte, të cilat nuk janë depozituar më parë me shkrim në Kuvend. Ai akuzoi opozitën se vepron me urdhër të Sali Berishës për të prishur seancën parlamentare.
Gjatë fjalës së tij, Klosi theksoi se raporti i opozitës me drejtësinë është krejt i ndryshëm nga ai i mazhorancës, duke kujtuar raste nga e kaluara. Ai përmendi vitin 2007, kur prokurori i përgjithshëm i kohës u shkarkua pas deklaratës në Kuvend se ishin vjedhur 200 milionë dollarë nga ndërtimi i Rrugës së Kombit. Po ashtu, Klosi rikujtoi rastin e ish-prokurores së përgjithshme Ina Rama, e cila, sipas tij, u pengua nga Berisha për të hetuar vrasjet e protestës së 21 janarit.
“E mbështes kolegen topalli ,si ajo dhe ne përgatitemi për të folur n këtë foltore. Duhet të thuash të vërtetën. Thuaj urdhrin që ju tha në mbledhjen e grupit para një dite. Ne jemi opozitë tha Berisha dhe ne nuk na intereson rrjedha e parlamentit, ne duhet ta prishim atë. Dhe ja ku jeni prapë sot, në këtë seancë të zbarstisë.
Kur mendoni se duke i dalë përballë dhe duke i ngatërruar dhe llafe drejtuesit e institucioneve, do të keni mundësinë të bëni atë që nuk e bëni dot me logjikë. Je keni strategji të prishni vetëm seancën. Sa i përket raportit me drejtësinë re, e kemi ndarjen shumë të thellë. Ne si partie majtë ne i bejsojmë institucioneve, ju i besoni individit.
Sa i përket këtyre raporteve kemi qenë në këtë sallë, kur në 2007 prokurori i përgjithshëm erdhi në këtë foltore dhe deklaroi se në rrugën e kombit u vodhën 200 milionë dollarë me tender korruptiv, atë ditë u shkarkua. Kemi qenë në këtë parlament kur Prokuroja e Ina Rama kërkoi të hetonte vrasjet e 21 janarit, ai njeri doli dhe tha këtu jam unë dhe këtë drejtësi e bëj unë”, tha Blendi Klosi.