Tom Doshi përgënjeshtron Berishën: O mashtrues, jam në mes të Tiranës! Kreu i PD fshin menjëherë postimin

Politikë

Publikuar: 24/10/2025

Tom Doshi përgënjeshtron Berishën: O mashtrues, jam në mes të Tiranës! Kreu i PD fshin menjëherë postimin

Kreu i PSD, Tom Doshi ka përgënjeshtruar Sali Berishën, pas një postimi të tij ku pretendonte se Doshi ishte arratisur. Në një postim të publikuar ditën e sotme në Facebook, Berisha shkroi se SPAK ka lëshuar urdhërarrest për Tom Doshin dhe se që prej pasdites së djeshme ai ishte arratisur nga vendi ynë. Kreu i PD, pretendonte se Doshi u urdhërua nga Rama që t’ia mbathte në drejtim të padiur.

Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.

Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkroi Berisha.

Por, gati 1 orë pas këtyre akuzave të lëshuara publikisht nga Berisha, ishte vetë Tom Doshi që e përgënjeshtroi duke publikuar një foto teksa pinte kafe në mes të Tiranës mes miqve. Ndërsa e quan Berishën mashtrues, Doshi thotë se ka 20 vite që shpif ndaj tij. 

O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”, shkruan Doshi.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Berishës, i cili pasi doli blof, zgjodhi të fshijë postimin.