Me vendim të Këshillit të Ministrave, janë bërë ndryshime në disa institucione qeveritare ku përfshijnë Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Konkretisht Arta Dollani është liruar nga detyra e drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Ajo kishte marrë këtë pozicion në dhjetor të vitit 2021. Para kësaj, Dollani ka drejtuar Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.
Gjithashtu Herida Duro është emëruar në postin e zëvendësministres së Arsimit. Para këtij emërimi, ajo ka shërbyer si drejtore e Turizmit.
Në postin e zëvendësministres së Mjedisit është emëruar Elda Xhumari.
Një tjetër ndryshim është edhe lirimi nga detyra e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristos.