Dy të vrarë, 23 dhe 33 vjeç në Durrës/ Të rinjtë u konfliktuan për shkaqe banale, njëri prej tyre debatoi me kamerierin për kafen

Kryesore

Publikuar: 22/10/2025

Dy të vrarë, 23 dhe 33 vjeç në Durrës/ Të rinjtë u konfliktuan për shkaqe banale, njëri prej tyre debatoi me kamerierin për kafen

Dy persona janë vrarë me armë zjarri pas një konflikti pranë një karburanti në Manëz. Sipas policisë, 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti.

Dyshohet se dy personat 23-vjeçari Aranit Kurti dhe 33-vjeçari Flori Paluçi që mbetën të vrarë në Durrës, u konfliktuan për shkaqe banale.Sherri mes tyre ka nisur në një lokal në Manëz.

Sipas burimeve njëri prej viktimave me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e lokalit, ku i kanë kërkuar kamerierit që t’u bëj një kafe.

Ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.Kjo ka nxitur debat, gjatë të cilit Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin. Pas këtij veprimi 21-vjeçari Daniel Pepa ka vrarë me armë Flori Paluçin.