Ndalimi i avokatit për 48 orë, Manjani: Nëse prokurori mendon se në sallën e gjyqit ‘këndon’ vetëm ai, ka probleme me sistemin nervor

Aktualitet

Publikuar: 21/10/2025

Ndalimi i avokatit për 48 orë, Manjani: Nëse prokurori mendon se në sallën e gjyqit ‘këndon’ vetëm ai, ka probleme me sistemin nervor

Juristi Ylli Manjani, ka komentuar ndalimin për 48 orë të avokatit Ulian Bajrami. Ky i fundit u ndalua pas një kallëzimi të ngritur nga prokurori Gjergji Ceka, me pretendimin se ishte kërcënuar nga avokati gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit. Pas 48 orësh në ndalim, Bajrami u lirua pasditen e djeshme.

Në një intervistë për gazetëm “TemA”, Manjani e quajti ndalimin e avokatit Bajrami “legenllik” dhe një akt të papranueshëm nga zyrtarë që, sipas tij, “janë të sëmurë psikikisht”.

Ai shtoi se nëse prokurorët nuk mbajnë dot nervat në sallën e gjyqit dhe mendojnë se aty “këndojnë vetëm ata”, atëherë ata kanë probleme me   systemin nervor, “dhe kjo nuk zgjidhet me kamomil”.

“A i kërcënoi avokati, çoje pra në gjyq dënoje pra nëse ka kërcënuar… ky është legenllik këta janë legena…ata zyrtarë që kanë bërë atë ndalim, arrestim apo çfarë emri i kanë vënë nuk duhet të kenë më të drejtë firme se ata janë të sëmurë psiçik. Sëmundja e tyre merr në qafë një sistem të tërë. Nëse prokuroin se mbajnë nervat në sallën e gjyqit dhe nëse ai ose ajo prokuror mendon se në sallën e  gjyqit këndon vetëm ai ose ajo kushdoqoftë, tregon se ka problem me sistemin nervor… kjo nuk zgjidhet me kamomil…”, tha ndër të tjera Manjani.