Kandidatët për në KQZ/ PD heq PL-në nga Rregullatori! Rikthen Arben Ristanin

Aktualitet

Publikuar: 21/10/2025

Kandidatët për në KQZ/ PD heq PL-në nga Rregullatori! Rikthen Arben Ristanin

Kur kanë ngelur edhe dy ditë për këdo që të aplikojë për 5 vende vakante të Komisionit Rregullator në KQZ, ajo që bie në sy është interesi i ulët i juristëve

Report TV ka mësuar emrat e depozituar deri më tani, vetëm 5 të tilla. Burimet bëjnë me dije se Partia Socialiste do të ruajë thuajse të njëjtët njerëz që aktualisht ka, me kryetaren Ilirjana Nano dhe dy anëtarët e tjerë. Ngelet e hapur mundësia e zëvendësimit të Arens Çelës, me ish anëtarin e KQZ, Bledar Skënderi.

Ajo që bie në sy, është se Partia Demokratike ka vendosur t’i mbajë për vete dy vendet e saj, duke hequr Partinë e Lirisë nga pjesëmarrja.

Burimet thonë se Helga Vukaj do të vijojë detyrën, ndërsa PD do të rikthejë ish kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani, ai anëtar të Rregullatorit.

APLIKIMET PËR NË KQZ

Arben Ristani     anëtar (PD)

Helga Vukaj         anëtar (PD)

Dritan Çaka         anëtar (PS)

Ilirjana Nano      kryetar, anëtar (PS)

Shkelqim Sula     anëtar (PDIU)

/Shqiptarja.com