E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari mbyti nënën me peshqir dhe njoftoi policinë: Ejani se e vrava, ma bëri jetën ferr

Aktualitet

Publikuar: 21/10/2025

E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari mbyti nënën me peshqir dhe njoftoi policinë: Ejani se e vrava, ma bëri jetën ferr

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dyshohet se një 18-vjeçar ka vrarë nënën e tij në rrethana ende të paqarta.

Alarmi u dha në Departamentin e Policisë së Trikalës, pas një telefonate nga vetë autori i dyshuar, i cili u tha se kishte vrarë nënën e tij në zonën e Flamoulit.

Sipas informacioneve paraprake, 18-vjeçari A.B., dyshohet se e ka mbytur nënën e tij me një peshqir dhe më pas ka njoftuar autoritetet, informon “Protothema”.

Ai i tha policisë shkurtimisht: “E vrava sepse ma kishte bërë jetën ferr”.

Sipas informacioneve fillestare, 18-vjeçari, i cili jetonte me të atin pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, dyshohet se kishte pasur grindje të shpeshta me të ëmën. Megjithatë, sot (21 tetor), pa asnjë konflikt paraprak, dhe ndërsa po shikonin televizor, 18-vjeçari u ngrit, shkoi në banjo, mori një peshqir dhe e mbështolli rreth qafës së 54-vjeçares, duke bërë që ajo të mbytej për vdekje.

Në vendngjarje shkuan edhe forca nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore.

18-vjeçari u arrestua, ndërsa forcat e policisë po kryejnë hetime për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja. Nuk jepen ende detaje rreth dinamikës së krimit apo gjeneraliteteve të autorit dhe familjes së tij.