‘Jam hedhur një herë nga pallati’ / Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

Aktualitet

Publikuar: 26/06/2026

‘Jam hedhur një herë nga pallati’ / Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

Aktivistja dhe influencerja Rexhina Roci, mbështetëse e protestës për rrëzimin e qeverisē Rama, ka denoncuar tre deputete të Kuvendit, Sara Mile, Romina Kuku dhe Zegjine Çaushi, të cilat sipas saj kanë marrë dhe publikuar pa autorizim një video të saj në rrjetet sociale, duke i shkaktuar ngarkesë psikologjike. Roci shprehet se publikimi i materialit ka sjellë një valë komentesh fyese dhe bullizuese ndaj saj, përfshirë edhe mesazhe të rënda që lidhen me një ngjarje personale të së kaluarës, kur ajo ka qenë viktimë e një tentative vetëvrasjeje në moshë të mitur, ku në moshën 13-vjeçare është hedhur nga kati i IV i pallatit, por që fatmirësisht ka shpëtuar.

Sipas aktivistes, deputetet në fjalë kanë lejuar dhe nuk kanë ndërhyrë për të ndalur gjuhën e urrejtjes që është përhapur në komentet e postimeve, duke e rënduar edhe më shumë situatën. Në deklaratën e saj, Roci kërkon ndihmë ligjore për shkak të pamundësive ekonomike për të përballuar shpenzimet e një avokati, duke paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe strukturave të krimit kibernetik për të vijuar me kallëzim.