Rama: Komisioni i Venecias, kontribut kyç në vetting dhe reformën në drejtësi

Politikë

Publikuar: 20/10/2025

Rama: Komisioni i Venecias, kontribut kyç në vetting dhe reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama në konferencën me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të vendit në Këshillin e Europës dhe 35-vjetorin e Komisionit të Venecias, theksoi se ky Komision do vazhdoj të jetë një pikë referimi për ne.

Rama vë në dukje se Komisioni i Venecias na ka bërë të kuptojmë që të bëjmë më mirë sa herë të kemi dilemat tona në procesin e reformimit. Kryeministri gjithashtu ka nënvizuar dy kontribute kryesore të Komisionit të Venecias duke ndikuar në historinë dhe zhvillimin demokratik në Shqipëri.

“Kontributet për Kodin Zgjedhor, kanë mbështetur përmirësimin e kodit dhe kanë forcuar garancinë e standardeve demokratike.

Nga ana tjetër është kontributi historik për reformën më të thellë dhe të vështirë që ka bërë Shqipëria, reformën në drejtësi, ku Komisioni ka qenë një udhërrëfyes i matur, një autoritet që na ka ndihmuar të ruajmë busullën dhe të orentohemi gjatë gjithë kohë në drejtimin e duhur. Pa Komisionin e Venecias nuk do ishte e mundur që Shqipëria të ndërmerrte procesin e vetingut, element kyç për reformën në drejtësi”, theksoi kryeministri Rama.