Bardhi u përjashtua 15 ditë nga Kuvendi. Korreshi: Ai është një nga figurat më të forta të PD, i keni parë këto “new entry” që…

Politikë

Publikuar: 20/10/2025

Bardhi u përjashtua 15 ditë nga Kuvendi. Korreshi: Ai është një nga figurat më të forta të PD, i keni parë këto “new entry” që…

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka folur nga Kuvendi para mediave pasi Sekretariati i etikës përjashtoi me 15 ditë deputetin e PD, Gazment Bardhi. Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të PS.

Korreshi tha se Bardhi është një nga figurat kryesore të PD-së, dhe përjashtimi i tij tregon përpjekjen e socialsitëve për t’i mbyllur gojën opozitës.

“Qëllim i vetëm është ti mbyllë zërin opozitës që organet ligjzbatuese ti japin sipas terezisë së vet. Pikërisht patjetër që fjala e deputetit prevalon, ne nuk e kemi as rregulloren si drejtohen pyetjet, është një praktikë që ne i kemi bërë pyetjet me shkrim. Ne nuk kemi rënë pre e provokimeve por ka qenë një reagim ndaj një vendimmarrje, dhe së dyti kjo është haptazi si e si një nga figurat më të forta, kreu i PD, i cili ka denoncuar organet jo rrallë herë me pyetjet mos jetë prezentuar ato të raportojnë.

Po të shihni gjithë këta new entryt në Parlament, ccuditërisht këta kërkojnë që të mos mbyllet parlamenti deh thonë “o çpo na bën opozita ne, ‘spo na jep fjalën për të folur për hallet e popullit”. Roland foli shumë qartë këta nuk duan të ketë seanca normale. Unë mendoj se këta duan: Heshtja dhe mbyllja e gojës për të vetmit armën që ka opozita sepse numrat këta i kanë”, tha ai.