Përfshihet nga flakët banesa në Maliq, ndërrojnë jetë nga asfiksia nëna dhe djali 14-vjeçar! Në gjendje të rëndë në spital fëmija tjetër 6-vjeç 

Aktualitet

Publikuar: 19/10/2025

Përfshihet nga flakët banesa në Maliq, ndërrojnë jetë nga asfiksia nëna dhe djali 14-vjeçar! Në gjendje të rëndë në spital fëmija tjetër 6-vjeç 

Pas nënës, Merjeme Azizllari, ka ndërruar jetë edhe djali 14-vjeçar, Valter Azizllari, i cili mbeti i dëmtuar nga zjarri i rënë në banesën ku ata jetonin në Maliq.

Ata ndërruan jetë teksa u transportuan drejt Spitalit të Korçës. Ndërkohë, në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe djali i vogël i familjes, i cili është vetëm 6-vjeç.

“Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.