Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar pasditen e djeshme kontrolle ndaj administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Enea Karakaçi. Kontrollet janë zhvilluar në banesë, zyrë, ambiente të tjera dhe janë sekuestruar telefona.
Sipas burimeve, kontrollet po zhvillohen në kuadër të një procedimi penal për korrupsion me tenderat.
Enea Karakaçi është emëruar në krye të OSHEE-së në qershor 2023. Një rreth ‘ustallarësh tenderash’ kanë përfituar dhjetëra milionë euro para publike nga OSHEE, përmes tenderave të dyshimtë, me pazar në tavolinë, me ofertë fituese gati sa fondi limit, në shumë raste duke mashtruar me zbatimin e kontratave, me dokumente false dhe procedura të manipuluara.
Në këmbim, secili prej tyre dyshohet se ka dhënë nga 20-30 % të fondit limit. Lista me ‘barkëmëdhenjtë e parave publike’ nis me Kleanthi Priftin, një nga përfituesit kryesor të procedurave tenderuese të OSHEE. Pjesë e listës së përfituesve është edhe Gon Papuli, Petraq Shomo, Luan Basha, Armand Agolli etj., përmes një rrjeti kompanish zhvatëse.
Kleanthi Prifti
Agron Papuli
Petraq Shomo
Servet Kasa
Artur Bujari
Arjan Muja
Armand Sharra
Bledar Dhima
Grigor Joti
Gëzim Dobi
Leonard Tepro
Edmond Hido
Marjan Brraka
Massimo Di Remigio
Luan Basha
Armand Agolli
Mikel Llazo
Hetimet e SPAK kanë futur në panik grupin e të ashtuajturve biznesmenë, të fryrë me paratë publike. Disa prej tyre mësohet se ia kanë mbathur nga Shqipëria nga frika e ndonjë vale arrestimesh. Në vijim Prapaskena do të sjellë evidenca për aferat korruptive të secilit prej tyre, tenderat, forma e përfitimit, mashtrimet dhe përvetësimi i parave publike.