Protesta në mbështetje të UÇK-së në Tiranë, Veliaj: Për mikun tim e të Tiranës Thaçin, të gjithë sot në sheshin Skënderbej

Aktualitet

Publikuar: 17/10/2025

Protesta në mbështetje të UÇK-së në Tiranë, Veliaj: Për mikun tim e të Tiranës Thaçin, të gjithë sot në sheshin Skënderbej

Erion Veliaj ka treguar mbështetjen për protestën që pritet të nisë në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Krahas një fotoje me Hashtim Thaçin, Veliaj thotë se është me mendje e zemër me të gjithë ata që do protestojnë sot në Tiranë.

“Një padrejtësi diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo!

Për mikun tim e të Tiranës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, të gjithë sot në sheshin Skënderbej!

Jam aty me mendje dhe me zemër me të gjithë ju!”, shkruan Veliaj.