Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ Në shqyrtim dy komisionet e propozuara nga PD, Gjekmarkaj: Po zhbëni pluralizmin dhe opozitën

Politikë

Publikuar: 17/10/2025

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ Në shqyrtim dy komisionet e propozuara nga PD, Gjekmarkaj: Po zhbëni pluralizmin dhe opozitën

Po mbahet sot Konferenca e Kryetarëve ku po shqyrtohet kërkesa e Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal” si dhe ajo për “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 maj 2025”. Pjesë e rendit të ditës është dhe kërkesa për ‘Zhvillim të mocionit me debat’.

Ditën e djeshme Kuvendi i mbyll pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që t’i drejtonte vetë pyetjen Komisionerit për Mrojtjen nga Diskriminimi, dhe jo që ky i fundit t’i prgjigjegj ate që ishin parashtruar më para me shkrim. Pas kësaj në sallë u krijua një zhurmë e madhe Bardhi refuzoi të dilnte nga salla deri në mbyllje të seancës.

Sot deputeti Gjekmarkaj, e ka cilësuar këtë si një tjetër veprim të mazhorancës për të marrë peng parlamentin dhe fjalën e lirë.

“Ju po përpiqeni te depersonalizoni Opozitën por ne fakt po depersonalizoni vetveten , ju nuk e kuptoni ne këtë turravrap se duke zvogëluar  liritë  dhe hapësirat e opozitës keni ngushtuar  liritë e hapësirat  tuaja jetike politike e njerëzore! Andej nga e kam unë origjinën  kane një fjale te urte “nuk te mban ajo çfarë sheh” ! Kemi pare kësaj ana Vip socialiste  e kujtoni Saimiri Tahirin sa pimpant, sa arrogant , sa vrapues e kumbues ka qene? Njerëzit i dukeshin miza!

Po ashtu Arben Ahmetajn , Tigri i zhburrëruar ne Tigrush te cilit tokësorët i ngjani te parëndësishëm! Beqen e Lalin gjithashtu ne apogje  ! U përdorën u hollën dhe ne fund secili prej tyre mbrojtjen   qe ju takon si individ ne kushtet e shtetit ligjor e kërkojnë tek ligjet dhe tek kushtetuta qe ju po copëtoni dite pas dite! Pse po e them këtë askënd nuk e mbron militantizmi dhe njëanshmëria  por rregullat e shkruara e te respektuar bashkërisht!

Ajo qe ndodhi dje ishte përsëri tentativa e radhës për te zvogëluar mekanizmat e kontrollit mbi Qeverinë dhe Institucionet! Deputetet nuk kane te drejte vetëm te depozitojnë pyetje por te bëjnë pyetje ne cilën forme ata ta dëshirojnë ! Ju dje e prishet këtë tradite dhe fryme te rregullores jo se patet hallin e komisionerit i cili për hir te se vërtetës tregoi dinjitet duke mos u bere pjese e skenarit tuaj!

Deputeti i bën pyetjet live, mund ti interpretoje, mund ti kontekstualizoje  mund ti azhurnojë mund ti shkruaj pa imponim ! shqetësimi juaj është tjetër nuk doni tu dale jashtë parashikimit interpelanca  me institucionet e drejtësisë për aferat korruptive te depozituara ne Spak! Doni qe ky moment te kaloje sa me shpejt e ne terr mundësisht!

Këtu ka qene Kryetare Zonja Nikolla , Zonja Spiropali , Ju zoti Peleshi Kryetar Grupi , zoti Çuçi gjithashtu  një fare kohe zoti Balla megjithëse debatet e ashpra për gjera ku kemi rene dakord kemi vazhduar ne dakordësi për funksionim e parlamentit jo per ceshtje personale! Ky ndryshim pozicionesh me ju Kryetar Kuvendi  e Zotit Balla kryetar i grupit socialist  ka sjelle nje situate te paprecedente! Nëse ju te dy keni marre përsipër te zhbëni pluralizmin te zhbëni opozitën mund te veme një bast publik qe një dite do te zhbëni vetveten e nuk do te keni as lot per te qare!

Dhe ne fund dje folëm për Kosovën por edhe aty mbetet te kompleksuar nga 8 Nëntori 1941 kur Miladini e Dushani themelonin partine tuaj duke i futur thikën pas shpine çështjes kombetare! Zoti Balla dje thate qe serbete për te na share thërrisnin Sali Berisha , e vertete dhe kjo se ata Sali Berishen e njohin per armik, për patriot shqiptar! Tani zoti Manja jeni i lire te me denoni edhe mua me nja 25 dite sepse si ka ardhe puna mund te ngrini si shqetësim prishjen e qejfit, te humorit dhe te vizioneve te Edi Rames për Shqipërinë 2030”,tha ndër të tjera Gjekmarkaj.