Shteti mesazh krimit, ja si RENEA plas në tokë vrasësin me pagesë Aldo Avdylajn, pamje nga arrestimi i befasishëm, tetoi të vriste edhe Durim Bamin

Krim & Korrupsion

Publikuar: 14/10/2025

Shteti mesazh krimit, ja si RENEA plas në tokë vrasësin me pagesë Aldo Avdylajn, pamje nga arrestimi i befasishëm, tetoi të vriste edhe Durim Bamin

Policia ka publikuar pamjet nga arrestimi i Aldo Avdylaj, nipi i Astrit Avdylajt, i cili ishte shpallur në kërkim për organizimin e atentatit ndaj Edmir Bregut. 37-vjeçari u kap nga Forcat Renea dhe Operacionale në bashkëpunim me policinë e Durrësit, pasi fshihej në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Në banesë iu gjet edhe një pistoletë dhe municion luftarak, që e mbante poshtë jastikut. Ndaj tij rëndojnë tre akuza: Vrasja me paramendim, kryer për hakmarrje, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje. 

Sipas hetimeve të SPAK, kjo ngjarje dyshohet të jetë një vrasje për hakmarrje, me lidhje të drejtpërdrejta me grupin e njohur të Avdylajve. Motivi i vrasjes së Edmir Bregut vjen pas një përplasjeje të fortë mes grupeve kriminale.

Nipi i Astrit Avdylit, Aldo Avdyli, ishte vendosur më herët në shënjestër për t’u eliminuar dhe dyshohet se pas kësaj qëndronte vetë, Edmir Bregu. Vrasja u zbardh pas komunikimeve në Sky ECC të grupit të Rrumit të Shijakut dh Astrit Avdylajt.

Sipas SPAK, porositësi i vrasjes së Bregut ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrje për tentativën për të vrarë Aldon. Si ekzekutorë vepruan Alfred Doka dhe Ermir Dedja. Doka është në kërkim, ndërsa Dedja u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës. Si ndihmës, SPAK akuzon edhe Enea Kumen, vëllain e deputetit të PS, Loer Kume.

Aldo Avdylaj ka tentuar të vriste edhe Durim Bamin, një figurë epike e krimit të organizuar. Avdylaj ishte kontraktuar nga Arben Ndoka, ish deputet, për të eliminuar Bamin, tek i cili dyshonte se i kishte vrarë vëllanë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ghosts”.

Operacioni u zhvillua nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Forcat Speciale “RENEA”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në pranga 37-vjeçari nga Shijaku, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për krime kundër personit.

Dalin PAMJET e arrestimit të "KILLERIT me PAGESË" Aldo

Gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ghosts”.

Dalin PAMJET e arrestimit të "KILLERIT me PAGESË" Aldo

Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. A. alias A. A., 37 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.