Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Albin Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna! ‘Shpresa’ te votat e diasporës për marrjen e Gjilanit

Rajon

Publikuar: 13/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Albin Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna! ‘Shpresa’ te votat e diasporës për marrjen e Gjilanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë ditën e sotme duke numëruar komunat ku kadidatët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë fituar pa balotazh, përkatësisht Podujevë, Kamenicë dhe Shtime.

Kurti ka një ‘shpresë’ se do mund të marrë me votat e disaporës pa shkuar në balotazh dhe Gjilanin ku kandidati Alban Hyseni ka 49.79% të votave.

“Vetëvendosje ka fituar pa balotazh në Podujevë, në Kamenicë dhe Shtime. Me votat e diasporës mund të dalë që e kemi fituar edhe Gjlanin pa balotazh. Që i bie se në këto katër komunat ku kemi qeverisur po vazhdojmë pa balotazh.

Ndërkaq jemi në 12 komuna në balotazh nga 17 sa kanë shkuar gjithsej, nëse e përfshijmë edhe Gjilanin aty. Të vetmet komuna ku LVV-ja nuk është në balotazh janë: Kllokoti, Sharri, Juniku, Klina dhe Theranda. Natyrisht këto rezultate preliminare dhe pritet numërimi i votave të diasporës dhe me kusht”, theksoi kreu i LVV-së.