Zgjedhjet lokale në Kosovë: Qytetarë dhe zyrtarë të Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut votojnë në grup

Rajon

Publikuar: 12/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë: Qytetarë dhe zyrtarë të Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut votojnë në grup

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut së bashku me zyrtarë të Listës Serbe kanë shkuar kolektivisht për të dhënë votën e tyre në këto zgjedhje lokale. Kjo turmë është udhëhequr nga kryetari i kësaj partitë, Zlatan Elek.

Kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka udhëhequr Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj janë larguar nga institucionet e Kosovës.

Pas këtij vendimi, komuniteti serb ka bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit 2023 dhe votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në vitin 2024, në përputhje me thirrjet e Listës Serbe.

Largimi i përfaqësuesve serbë nga institucionet ka ndodhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr nga qarkullimi targat serbe të automjeteve.