Ministrja e Shëndetësisë: Do të ofrojmë akses të plotë në barnat për Onkologjikun

Politikë

Publikuar: 12/10/2025

Ministrja e Shëndetësisë: Do të ofrojmë akses të plotë në barnat për Onkologjikun

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala gjatë një interviste në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama ka ndarë disa nga objektivat e saj kryesore lidhur me menaxhimin e fushës së shëndetësisë në vend.

Sala e nisi që nga mjekësia falas për qytetarët dhe arritja optimale e kësaj pike si dhe më pas përmirësimi i shërbimit për Okologjikun si dhe aksesimi i barnave.

“Reformimi i fondit të sigurisë. Duhet të rregullojmë mënyrën sesi menaxhohet mjekësia. Mjekësia ka kosto, kushton, por te qytetari paguhet nga shteti.

Ndërtimi i një sistemi që përfshin, koston, sigurimet, është shumë i rëndësishëm për të pasur një sistem që bazohet me rezultate. Duhet të ikim nga buxhetet historike.

Një nga pikat e tjera, që kam përgjegjësi personale që vij nga onkologjia, trajtimi onkologjik dhe aksesi i plotë në barnat, por me një protokoll të caktuar. Duhet të sjellësh shërbimin te pacienti, jo pacientin te shërbimi”, tha ministrja e Shëndetësisë.