Kujtim Gjuzi: Me mua kryetar, nënat me 5 fëmijë do të kenë vilë 241 m². Çdo çifti të sapomartuar do iu japim shtëpi

Politikë

Publikuar: 10/10/2025

Kujtim Gjuzi: Me mua kryetar, nënat me 5 fëmijë do të kenë vilë 241 m². Çdo çifti të sapomartuar do iu japim shtëpi

Kujtim Gjuzi ka zbuluar disa nga pikat kryesore të programit të tij, nëse do të zgjidhej kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Sipas ish-deputetit, nëse ai do të jetë zgjidhej kryetar Bashkie, çdo nënë që ka 5 fëmijë do t’i japë vilë, ndërsa çiftet të cilët do të martohen do të kenë shtëpinë e tyre,

“Ja një nga pikat e tjera të programit. Nënat që bëjnë 5 kalamaj po jam unë kryetar i Bashkisë së Tiranës ato do kenë vilë 241 metër katrorë. 

Nuk do ketë çift që vjen në Bashkinë e Tiranës, hyn të martohet aty dhe të mos dalë me çelësa në dorë. 

Çdo çifti që vjen aty martohet firmos në librin e protokollit, menjëherë”, tha ai.

https://www.instagram.com/reel/DPmNuxvDO5J/?igsh=ZzB5YXExeWMzYW85