Opozita e Berishës po konkurron me profesor Pilinçin, ironia e gazetarit: Pasi shkarkuan të gjithë qeverinë, shkarkuan edhe veten nga zgjedhjet

Politikë

Publikuar: 09/10/2025

Opozita e Berishës po konkurron me profesor Pilinçin, ironia e gazetarit: Pasi shkarkuan të gjithë qeverinë, shkarkuan edhe veten nga zgjedhjet

Nëpërmjet një postimi, gazetari Namir Lapardhaja shkruan në mënyrë ironike se opozita e Berishës duket se po konkurron vetëm me profesor Pilinçin. “Ndërsa ai i ka arrestuar të gjithë, këta të Berishës i kanë shkarkuar të gjithë. Sot shkarkuar edhe nja 2 a 3 nga këta ministrat që u kishin ngel në detyrë.” -shkruan Lapardhaja.

“E kanë nisur me aq vrull sa ‘shkarkuan’ edhe vetveten nga të kandiduarit në zgjedhjet lokale me kandidatët e partisë së tyre.” – vijon më tej ai.

“Siç e ka nisur, opozita e Berishës, po konkurron vetëm me profesor Pilinçin. Ky i fundit i ka arrestuar dhe i ka futur të gjithë në burg, ndërsa këta të Berishës, në 1 muaj punime kuvendi, kanë shkarkuar qevrrinë, presidentin, parlamentin, gjykatën, prokurorinë… Sot shkarkuan edhe nja 2 a 3 nga k’ta ministrat që u kishin ngel në detyrë. E kanë nisur me aq vrull sa ‘shkarkuan’ edhe vetveten nga të kandiduarit në zgjedhjet lokale me kandidatët e partisë së tyre. Jam i sigurt, se, ndërsa sheh këto shkarkime, profesor Pilinçi jo krejt pa xhelozinë e moshës, nuk mund të rri më një spektator i qevrrisë hije.” – përfundon postimin gazetari Namir Lapardhaja.